AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 15:24

200 mln euro për 4 vite, mbërrin oferta shokuese për Zidan

200 mln euro për 4 vite, mbërrin oferta shokuese për Zidan
Në mënyrë të befasishme në një konferencë për shtyp të paprogramuar Zinedin Zidan njoftoi dje se do të largohet nga Real Madrid, 5 ditë pas fitimit të “Champions League”.

Gjithsesi sipas raportimeve të “The Sun” të dyja këto mundësi do të hidhen poshtë pasi Katari ka bërë një ofertë shokuese për Zidan. Vendi i cili do të organizojë Botërorin e 2022-t pretendon të ulë në stolin e kombëtares ish-teknikun e Real.

Naguib Sawiris, miliarderi egjiptian me ndikim, ka shkruar në ‘twitter’ se në tavolinën e francezit janë 200 mln euro në një kontratë që do të zgjasë 4 vite. Legjenda franceze sigurisht do të jetë befasuar dhe njëkohësisht mahnitur nga kjo ofertë.