AKTUALITET, 11 Qershor 2018, 09:48

EMRI/ E rrahën dhe e hodhën nga makina, kush është 20-vjecarja shqiptare që vdiq e vetme në spitalin italian

EMRI/ E rrahën dhe e hodhën nga makina, kush është

Një vajzë e re  shqiptare e cila jetonte në Itali dhe sipas mediave në vend ajo punonte  si prostitutë, ka vdekur  ditën e djeshme.

Mësohet se ajo është dhunuar në makinë dhe më pas është hedhur  në rrugë, kur makina ka qenë në ecje.

Kanë qenë dëshmitaret në vendngjarje që kanë lajmëruar policinë. Mësohet se vajzë e re me orgjinë Shqiptare quhej Anxhela Meçani, 20 vjeçe.

Mjekët kanë konstatuar se ajo ka marrë plagë të rënda nga hedhja që  i është bërë në rrugë, por dhe nga të rrahurat që ka pësuar në makinë.

Ajo ka vdekur e vetme në shtatin e spitalit, pasi askush nuk kishte shkruar për tu kujdesur për të.