AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 22:39

Ish-krerët e Rrugëve, ‘bomba’ e Artan Hoxhës: Mund të jetë ish- ministri i Ramës për burg

Ish-krerët e Rrugëve, ‘bomba’ e Artan Hoxhës: Mund

Gazetari Artan Hoxha shprehet se hetimet për sih krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma dhe Dashamir Xhika, nëse janë serioze mund të çojnë edhe në burgosjen e “ndonjë ish ministri” të qeverisë Rama.

Deklarata e Hoxhës në emisionin “Studio e Hapur”:

Hoxha: Nëse hetimet përparojnë. E thashë edhe më parë, nëse do ketë hetim serioz do të ketë edhe rezultat serioz. Mund të jetë për burg ish ministër në qeverinë Rama.

Vasili:Haxhinasto është i LSI-së

Hoxha: Si funksiononte qeveria, me këtë lagjen këtej s’merrem unë

Vasili: Ti po thua që përgjegjësinë edhe për ministrat e LSI-së e ka Edi Rama?

Hoxha: Sigurisht