TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-missi i Italisë Gessica Notaro u shpërfytyrua me acid nga ish-i dashuri i saj që tashmë është i dënuar me 15 vite burg. Ajo e ka rikuperuar goxha fytyrën e saj me anë të operacioneve plastike por njësin sy e ka të dëmtuar shumë keq.
Pikërisht në lidhje me këtë gjë, i dashuri aktual i ish-missit, Marco ka bërë një gjest mjaft prekës. Ai e mban edhe syrin e tij të mbuluar si pirat, njësoj siç është e detyruar ta mbajë Notaro.
Ish-missi Gessica ka folur shumë shpesh për dhunën ndaj grave që pas sulmit që pësoi nga ish- i dashuri i saj.
Në vitin 2017 ajo ishte viktimë e agresionit me acid nga ish-i dashuri Edison Tavares, një episod që ka shënuar pafundësisht jetën e Miss-it. Forca dhe guximi me të cilin u përball me dhjetra operacione kirurgjikale dhe këmbëngulja e madhe për të fituar drejtësinë e bëri Gessica Notaron një simbol të grave të cilat kanë rënë viktima të dhunës.