AKTUALITET, 16 Korrik 2019, 16:10

“Dëgjo, se më pas voton me shpejtësi ” Fino ‘kapet’ sërish me Manjën

“Dëgjo, se më pas voton me shpejtësi ” Fino

Bashkim Fino, deputeti socialist që kohët e fundit është përfshirë në debate me kryetarin e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, por edhe kolegë të tjerë socilaistë, serish replikoi në mbledhjen e fundit të këtij komisioni.

Targeti i tij edhe kete here ishte kryekomisioneri Manja, të cilit i tërhoqi vëmendjen teksa në diskutohej ligji për mbrojtjen civile.

Ligjvënësi socialist vijoi debatin mbi ligjin e propozuar nga qeveria. Madje edhe duke ngritur tonin.

Kur pa se vërejtjet e tij nuk morën mbështetje, Bashkim Fino votoi kundër nenit përkatës dhe u largua nga salla e Komisionit.