AKTUALITET, 20 Maj 2020, 16:15

Shkon mbi pesë milionë numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën, mbi 325 mijë të vdekur

Shkon mbi pesë milionë numri i të infektuarve nga koronavirusi

Ka shkuar mbi pesë milionë njerëz numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë globin ka shkuar në 325,509 individë.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë globin deri tani ka shkuar në 1,979,223 njerëz.

Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi është Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1,571,328 persona.

Pas SHBA, më tepër të infektuar me Covid-19 ka Rusia, Spanja, Brazili, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania.

Shumë shtete të botës kanë nisur të aplikojnë masa më të buta ndaj virusit, pasi edhe numri i personave të infektuar me koronavirus, në kohët e fundit ka shkuar në rënie.