AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 16:42

Infektohen me koronavirus nëntë mësuese, mbyllet shkolla e dytë 9-vjeçare në Gjirokastër

Infektohen me koronavirus nëntë mësuese, mbyllet shkolla e

Një tjetër shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus. Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj.

Bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë 7 mësuese me COVID-19.

Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë që mbyllet në këtë qytet, pasi më herët u pezullua mësimi në 9-vjeçaren ‘Koto Hoxhi’. Aktualisht në këtë shkollë vijon mësimi për ciklin e ulët, edhe pse DPSH ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi.