AKTUALITET, 16 Mars 2021, 12:42

Incidenti në Elbasan, Basha: Rama kontrollon çdo gjë, dhe prapë nuk hyn dot në qytet pa bandat

Incidenti në Elbasan, Basha: Rama kontrollon çdo gjë, dhe

Nga Shkodra, Lulzim Basha foli për incidentin në Elbasan, ku tha se Rama pavarësisht se kontrollon çdo gjë, përsëri nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave.

“Edhe këto ditë të fundit para se shqiptarët ta largojnë me votë, ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelet. E patë ç’ndodhi në Elbasan.

Ai ka policinë, ka shtetin, kontrollon çdo gjë dhe prapë nuk hyn dot në qytet pa praninë e bandave.

Festën e prishën politikanet e lidhur me krimin, që në 25 prill do të largohet me votë” – u shpreh Basha në Shkodër.