AKTUALITET, 16 Mars 2021, 12:15

“Kryeministri është i lidhur me zinxhirët e krimit”, Basha: Në 25 prill Rama do të largohet!

“Kryeministri është i lidhur me zinxhirët e krimit”,

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër. Basha është pritur nga qindra qytetarë ndërsa duket se është e pamundur të respektohen rregullat e pandemisë.

Gjatë ecjes në qendër të qytetit, Basha i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve.

Komentin e kryeministrit Rama se kreu i opozitës është i lidhur me zinxhirë, Basha iu përgjigj: "Është i lidhur me zinxhirë e krimit. Tani që po i vjen fundi vjell vrerë. Alternativa ime është e shpresës, ndryshimit. Është alternativa e fitores”.

I pyetur nëse do të ketë një koalicion PS-PD, Basha e mohoi në mënyrë kategorike.

“Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do të bëjnë në një shoqëri normale. Në 25 prill Edi Rama do të largohet, PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka varfëruar. Edhe këto ditë të fundit ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët.

E patë çfarë ndodhi në Elbasan. Nuk hyn në qytet pa bandat. Festat janë të qytetarëve.

Ekipi ynë është i fitore. Janë njerëz me integritet të jashtëzakonshëm. Është i kompletuar.

Njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësit," tha Basha.