AKTUALITET, 20 Janar 2021, 16:39

Inaugurimi i Biden, ja dy ish-Presidentët e SHBA që mbërrijnë të parët në Capitol

Inaugurimi i Biden, ja dy ish-Presidentët e SHBA që

Dy ish-Presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton, kanë mbërritur në Capitol, ku do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.

CNN raporton se të dy ish-Presidentët Obama dhe Clinton shoqërohen nga bashkëshortet e tyre, Michelle dhe Hyllary.

Ceremonia e inaugurimit të Biden pritet të nisë nga çasti në çast, ndërsa si asnjëherë më parë, mungon ish-Presidenti Donald Trump, që duhet t’i dorëzonte detyrën pasardhësit Joe Biden.