AKTUALITET, 20 Janar 2021, 16:28

“Çdo sondazh i nxjerr humbës”, Bardhi: Rama dhe Balla kanë vetëm një hall, të shtojnë pasurinë e tyre dhe vilat e fshehura

“Çdo sondazh i nxjerr humbës”, Bardhi: Rama dhe Balla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shkruan në rrjetet sociale se, çdo sondazh nxjerr humbëse qeverinë e Ramës. Sipas numrit dy të PD, “Edi Rama dhe Taulant Balla kanë vetëm një hall, të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare dhe vilat e fshehura”. Postimi i Bardhit: Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!

Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të...

Posted by Gazment Bardhi on Wednesday, January 20, 2021