AKTUALITET, 20 Janar 2021, 15:05

Tabaku: Procesi i fiskalizimit korruptiv. Çfarë do të bëjë PD-ja kur të vijë në pushtet

Tabaku: Procesi i fiskalizimit korruptiv.  Çfarë do të

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi se në këto tetë vite qeverisje nga Rama, shqiptarët paguan një rritje prej 3 miliardë euro taksash shtesë.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Tabaku tha se procesi i ri i fiskalizimit është korruptiv dhe se i shton barrën me kosto shtesë bizneseve.

Mes të tjerash demokratja tha se me rritjen e taksave, është rritur informalitetit në vendin tonë. Po ashtu Tabaku u shpreh e bindur se me fitoren e PD-së në 25 prill, fiskalizimi do të riformatohet.

"Në 2013 taksat u rritën në mënyrë të pashoqe, taksa shikoi në 23 %. Shqiptarët paguan një rritje taksash prej 3 mld euro. Kjo rriti informalitetin. Shumë biznese u detyruan që të ndaheshin në dy. Ndodhemi sot në një sistem ku gjysma e ekonomisë është në të zezë. Kjo ka ardhur si pasojë e taksës progresive. Tha të njëjtën gjë kur futën biznesin e vogël me TVSH, siç bëri informalitetin dhe për karburantet.

Ky proces është korruptiv. Një kompani kroate do të marr procesin e fiskalizimit që i kushton shtetit 16 mln euro. Paguhet dy herë për fiskalizimin. Është pagesë e papërballueshme, pasi kërkon që për një shishe ujë që dot blesh në tiranë, do marrës miratim. Nuk vidhet kështu shteti. Korrupsioni më i madh bëhet me vullnet të Ramës, është trau i doganave, janë koncesionet. S’e vjedh ai shtetin. Shqipëria ka një sistem të mirë që janë kasat fiskale që të marrë çfarë do tatimpaguesi dhe shtetit. Sot çdo biznes është i mbytur me taksa. Kjo kosto shtesë do sjellë mbyllje masive të sistemit.

Do ta zhbëjmë fiskalizimin nëse fitojmë? Nuk ka dyshim nëse, ne do të fitojmë. Fiskalizimi do të rishikohet dhe do të ngrihet një marrëdhënie e drejtë me biznesin. Në 8 vitet e fundit, nëse ka pasur diçka që Shqipëria ka vuajtur, kanë qenë vendimet abuzime që po përjetojnë bizneset shqiptare", u shpreh Tabaku.