AKTUALITET, 2 Prill 2019, 20:03

“I themi birit të b*shtrës, boll më!”/ Lindita Protoduari-Ramës: Do ta kesh fundin më të keq se Çaushesku!

“I themi birit të b*shtrës, boll më!”/ Lindita

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Pasditen e sotme ata janë mbledhur sërish në orën 18:00, ku i kanë bërë sërisht thirrje kryeministrit që të tërhiqet nga projekti, që ata e quajnë të korruptuar.

Më tej ata e kanë paralajmëruar atë, se nëse nuk heq dorë, do ta ketë fundin më të hidhur sesa çdo diktator në botë.

“Edi Rama do të ketë fundin më të hidhur se çdo diktator në botë. Do të tërheqim si Çausheskin. I themi kryeministrit, këtij diktatori, këtij biri të bushtrës boll më”, – u shpreh nëna e Dorian Protoduarit, Lindita.

Banorët e Astirit vijojnë protestat e tyre prej më shumë se 5 muajsh, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit.