AKTUALITET, 14 Korrik 2021, 21:20

E rëndë në Pogradec/ Rrëzohet në banesën e tij, humb jetën 67-vjeçari

E rëndë në Pogradec/ Rrëzohet në banesën e tij,

Një 67 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen numër 4 në qytetin e Pogradecit.

Viktima, i identifikuar si Faredin Hoxhalli, është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa parapralisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë.

Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes ndërkohë që policia po heton ngjarjen.