AKTUALITET, 5 Qershor 2021, 22:52

Turqia i bën thirrje Greqisë: Çmilitarizoni ishujt në Egje përgjatë brigjeve tona!

Turqia i bën thirrje Greqisë: Çmilitarizoni ishujt në Egje

Turqia i ka bërë thirrje Greqisë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje. Kërkesa ka ardhur nga ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar i cili ka deklaruar se Greqia nuk mund të militarizojë ishujt.

Kërkesa sipas Akar bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe pë ministrin turk Greqia i ka militarizuar ishujt.

Bëhet fjalë për ishujt grekë që ndodhen përgjatë bregdetit turk dhe që janë shumë afër. Në dy vitet e fundit marrëdhëniet Greqi-Turqi kanë qenë mjaft të tensionuara sidomos në kufi, në fillim me krizën e refugjatëve dhe më pas me kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor.