AKTUALITET, 2 Prill 2021, 22:13

I plasi "bomba" në mes të fushatës me 110 mln eurot e Bechettit, Edi Rama thyen heshtjen

I plasi "bomba" në mes të fushatës me 110 mln eurot e


Edi Ramës i ka ndodhur ajo që kurrë nuk do ta donte, në mes të fushatës elektorale, kur por kërkon me ngulm dhe me çdo kusht, një mandat të tretë.

Shqipëria ka humbur përfundimisht arbitrazhin me biznesmenin Francesco Becchetti, plot 110 milionë euro, pas mbylljes brutale të televizionit të tij, Agon Channel, në vitin 2015.

Kryeministri Rama, ka thyer heshtjen për herë të parë pas këtij vendimi katastrofal për Shqipërinë, duke deklaruar se vendimi "është i padrejtë" ndërkohë që ka sulmuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që kërkoi hetim nga SPAk për personat përgjegjës që sollën vendimin e sotëm, ku shqiptarët humbën 110 milionë euro.

"Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt", shkroi Rama në Twitter.

Reagimi i Metës: SPAK të hetojë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik! 

E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/04/02/edi-rames-i-plas-bomba-ne-mes-te-fushates-humbet-110-milione-euro-te-shqiptareve-pas-mbylljes-se-agon-channel/