LIFESTYLE, 12 Janar 2018, 12:50

I fshiu fotot me të dashurin, modetaroja shqiptare: Nuk jam ndarë

I fshiu fotot me të dashurin, modetaroja shqiptare: Nuk jam ndarë

Ish-Miss Shqipëria dhe moderatorja, Nevila Shtylla, pak kohë më parë tërhoqi vëmendjen e medias pasi fshiu nga rrjetet e saj sociale të gjitha fotot që kishte publikuar me partnerin.

Ishte pikërisht ky momenti kur u përfol për një ndarje mes saj dhe mashkullit misterioz, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Por thashethemet nuk janë të vërteta!

Ditën e djeshme ajo ishte e ftuara e radhës në emisionin “Rudina”. E pyetur nga moderatorja, Nevina pranoi se është një lidhje:

“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj”.

[gallery ids="54815,54816,54817"]