TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bledi ndryshe nga të gjithë ka treguar se ka pasur një periudhë depresive, që siç e quan, ai një periudhë “shpirt artisti” që u shoqërua me një gjendje të pa stabilizuar emocionale. Pikërisht kjo periudhë e ndihmoi të zbulonte edhe dashurinë e tij të madhe për kafshët.
“Kam pasur një periudhë që mua më pëlqente ta quaja ‘shpirt artistik’, por në të vërtetë ishte një kohë kur kisha më pak stabilitet emocional. Qeni i parë që kam marrë u bë pjesë e jetës sime pikërisht për këtë shkak, për të më nxjerrë nga kjo gjendje”, rrëfeu Bledi për “Pasdite.”
Për të kapërcyer këtë periudhë të vështirë të jetës së tij, Bledi tregoi se ka kontaktuar një psikolog, i cili e kishte këshilluar që të merrte një kafshë në shtëpi sepse ajo do ta ndihmonte për të rifituar stabilitetin emocional. Kështu që qeni i parë i tij, Willy u bë pjesë e jetës së tij në këtë periudhë. Ai sot është shumë i dashuruar me kafshët dhe ata zënë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij.