LIFESTYLE, 11 Janar 2018, 17:51

Rihanna përjeton momente të vështira

Rihanna përjeton momente të vështira

Një ndër këngëtaret më të dashura në të gjithë botën, diva e muzikës Rihanna, po përjeton ditë të vështira në jetën e saj

Këngëtarja pak ditë më parë humbi jetën kushëriri i saj Tavon Alleyne, i cili u qëllua me armë në Barbados, dhe dhimbjen e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Në fotot e publikuara, Rihanna, është shfaqur e veshur e gjitha me të bardha, ashtu si të gjithë familjarët e saj, ndërsa i jepte lamtumirën mes lotësh 21-vjeçarit.

Diva e muzikës vendosi një kurorë në formë zemrë në varrin e kushuririt të saj pas shërbimit funeral në Kishën Parish të Shën Gjergjit në Barbados.

Vrasja e 21 vjeçarit, Tavon Alleyne, ndodhi më 26 dhjetor në një zonë në Saint Michael, kur një burrë iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë.

[gallery ids="54384,54383,54382,54381"]