TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj po kthehet çdo ditë e më shumë në një protagonist te Napoli dhe këtë e vërteton besimi që stafi ka krijuar te mbrojtësi shkodran. Në takimin e fundit miqësor përballë Dortmundit, tekniku Karlo Ançeltoi i kishte lënë shqiptari shiritin e kapitenit.
Vetë Ançeloti, shprehet se Hysaj është një veteran në skuadër, pavarësisht se ka një moshë të re, ai di të sillet sikur është ndër më të vjetrit e ekipit. Në fakt, kjo ishte hera e parë në historinë e Napolit, që një futbollist shqiptar, është kapiten i skuadrës.
Më parë, me fanellën e kaltër ka luajtur edhe Naim Kryeziu i cili ka qenë pjesë e skuadrës napolitane në vitet 1947-1953, ku edhe shënonte 39 gola, por pa e marrë kurrë shiritin e kapitenit. Hysaj, edhe pse në një moshë të re, ka provuar që të jetë edhe kapiten i kombëtares shqiptare, ndërkohë që në të kaluarën e tij, ka mbajtur shiritin disa minuta edhe te Goxano