TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Petritoli, Fermano në Itali. Një fëmijë shqiptar vetëm 10 vjeç ka humbur jetën teksa ishte në makinë me babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fermos.
Tragjedia ndodhi pak para mesnatës së djeshme. Babai, një 40-vjeçar me banim në Itali për shumë vite, po ngiste një makinë “Fiat Panda”, por për shkaqe ende të panjohura humbi kontrollin e mjetit i cili përfundoi duke u përplasur në një mur dhe më pas u përmbys.
Nga përplasja fëmija doli nga makina duke ndërruar jetë, ndërsa babai ishte i bllokuar mes airbag-ëve të makinës. Zjarrfikësit e Fermo dhe personeli mjekësor shkuan në vendngjarje, por çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës ishte e kotë.
