AKTUALITET, 27 Shtator 2020, 18:24

Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti

Pasditen e sotme në Shqipëri janë ndjerë sërish lëkundje sizmike. Tërmeti me magnitudë 3 i shkallës rihter me një thellësi prej 10 kilometrash u regjistrua në orën 16:43.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra larg Lushnjës dhe 33 kilometra larg Elbasanit. Lëkundja ka qenë e vogël dhe nuk raportohet për dëme, përveç panikut.

Në ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje sizmike në disa zonë në vend, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme.