TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u shpreh se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.
“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Gazeta Express.
https://twitter.com/thehill/status/1310055518048866304?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1310055518048866304%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftrump-tregon-prapaskenat-hoti-e-vucic-u-perqafuan-ne-zyren-ovale-kane-edhe-dallime-fetare%2F
“Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, shtoi ai më tutje.
Ai foli edhe për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe, duke thënë se i ka thënë bashkëshortes së tij që do të kthehet herët në shtëpi për t’i shikuar lajmet në televizor, sepse do të jetë një mbrëmje e bukur, duke pritur që do ta shihte lajmin për nominimin, por një televizion, të cilin e akuzoi për lajme të rreme, nuk e kishte dhënë atë lajm. “Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” tha ai.