AKTUALITET, 16 Maj 2019, 11:33

Homazhet/ Meta: Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar

Homazhet/ Meta: Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu sot homazhe përpara arkivolit të Majorit Klodian Tanushi, Dëshmor i Atdheut, të cilat po zhvillohen në Muzeun Historik në Tiranë.

Në një postim në facebook, Meta vlerëson kontributin 20 vjeçar të Tanushit në Forcat e Armatosura shqiptare.

“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.

Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!” Shkruan Meta.