AKTUALITET, 12 Korrik 2021, 20:14

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik, në orën 14:30.

Po ashtu bëhet e ditur se seanca do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.