TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka sekuestruar një 32-vjeçar me iniciale E.P. për shpërndarje të lëndëve narkōtike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 342 gr kanābis.
Lëndën narkōtike 32-vjeçari e kishte futur brenda një qeseje, të cilën e ka hedhur në tokë sapo ka parë policinë. Materialeti i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni “Korrieri”, për goditjen e veprimtarisë kríminale në fushën e narkōtikëve. Vihet në pranga 1 shtetas, për shpërndarje të lëndëve të narkōtike në doza të vogla.
Sekuestrohen 342 gr. lëndë narkōtike cannābis sātiva. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kríminale në fushën e narkōtikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkōtikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizuan me sukses operacionin e koduar “Korrieri”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, punonjësit e Policisë e kanë konstatuar shtetasin E. P., në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkōtike.
Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e Policisë.
Pas kontrollit, shërbimet kanë konstatuar se qeset ishin të mbushura me lëndë narkōtike të dyshuar cannābis sātiva, me peshë 342 gr. (një pjesë e ndarë në 207 qese të vogla farmaceutike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkōtike”