TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama deklaroi se do të takohet me Ilir Metëm sa herë që të jetë e nevojshme, e për çfarëdo temë që ka nevojë kreu i shtetit për të diskutuar.
Sipas Ramës, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjes mbi një kushtetutë imagjinare.
“Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar unë presidentin këto ditë të flasim për integrimin (qesh), jo nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet, integrimi është një proces, ka një hartë veprimi, stacione, ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim mund të them që po kemi qenë së bashku në tryezën e këshillit kombëtar të integrimit e unë do jem në cdo srtacion ku është e nevojshme prania ime e presidenti do bëjë zgjedhjen e tij, por përderisa ka qenë me siguri do jetë përsëri.
Në këtë drejtim do e shikoja unë këtë që kam shprehur si gatishmëri.
Patjeter në cdo rast që është e nevojshme për t’u ulur do ulemi, e kur presidenti e ka të nevojshme që të komunikojë me mua për integrimin apo për cdo temë tjetër, do komunikojmë, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, unë jam i gatshëm të ulem”- u shpreh kryeministri.