AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 14:12

Rreziku nga koronavirusi, mjekja apel të fortë nënave të reja: Këshillat që duhet të zbatoni

Rreziku nga koronavirusi, mjekja apel të fortë nënave të


Ndërkohë që koronavirusi po shtrihet gjithandej në vend, brenda spitaleve, pa kursyer as maternitetin, siç ndodhi në Vlorë, një apel i fortë vjen nga prof. Alketa Hoxha, Shefe e Shërbimit të Neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Ajo kërkon të shmanget mbingarkesa në maternitete, në mënyrë që fëmijët të nisin jetën pa asnjë problem.

Në mesazhin e saj, mjekja pediatre i bën thirrje grave shtatzëna dhe nënave më fëmijë të porsalindur të tregojnë kujdes maksimal në zbatimin e rregullave në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.

“Rregullat për të parandaluar COVID19 duhet të jenë të zbatueshme nga të gjithë. Ne kemi një kategori shumë më të ndjeshme siç janë gratë shtatzëna, nëna me fëmijë në gji, nënë që kanë fëmijë të lindur me probleme që duhet të mbrohen patjetër.

Ju lutem të heqim dorë në këto momente nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete që t’i japim mundësi fillimit të jetës pa asnjë problem”, tha Hoxha.

Pediatria këshillon nënat të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe të ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri që të jenë sa më të mbrojtur.

“Një këshillë të veçantë për të gjitha nënat, të cilat duke ndjekur rregullat, në asnjë mënyrë të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe në asnjë mënyrë të mos ndërpresin ushqimin me qumësht gjiri për t’u mbrojtur sa më mirë”, tha Hoxha.