AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 15:30

Kushtet e BE, Kërpaçi-Spiropalit: Elisa thellohu, zgjedhjet e lira janë kriter i Kopenhagenit, themel i Europës

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj qëndrimeve të ministres Spiropali.

“E dashur Elisa thellohu!”

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë më të rëndësishmet ndër kriteret e Kopenhagenit mbi të cilat qëndrojnë themelet e Europës së Bashkuar”, shkruan Kërpaçi në shenin e saj

Ja postimi i saj i plotë:

E dashur Elisa thellohu!

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë më të rëndësishmet ndër kriteret e Kopenhagenit mbi të cilat qëndrojnë themelet e Europës së Bashkuar. Ndaj kushtet i bëtë ju që i dhunuat zgjedhjet dhe vazhdoni te mbroni çunat dhe policët problematikë!!

Lexoji kriteret e Kopenhagenit dhe thellohu!