TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kryeqytetin rumun të Bukureshtit është hedhur pasditen e së shtunës shorti për grupet e kampionatit europian të futbollit Euro 2020.
Për herë të parë në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 ekipe europiane të cilat u ndanë në 6 grupe.
Risia e këtij viti është që ndeshjet e finaleve të Europianit nuk do të luhen vetëm në një vend, por në 12 qytete të ndryshme evropiane. Shorti mund të quhet i paplotë pasi janë ende 3 ekipe që duhet të plotësojnë 24-shen pasi të luajnë në fazën play-off të Ligës së Kombeve që përfundojnë në muajin mars.
Pa dyshim që Grupi F është "Ferri" i vërtetë pasi fati i goglave ka vendosur që Gjermania, Franca, Portugalia dhe Fituesi i Ligës A.
Ja shorti:
GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)
Turqi
Itali
Uells
Zvicër
GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)
Danimarkë
Finlandë
Belgjikë
Rusi
GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)
Holandë
Ukrainë
Austria
Fituesi i Ligës D ( Liga e Kombeve) – këtu mund të luajë Kosova
GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)
Angli
Kroaci
Fituesi i Ligës D ( Liga e Kombeve)
Republika e Çekisë
GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)
Spanjë
Suedi
Poloni
Fituesi i Ligës B (Liga e Kombeve)
GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)
Fituesi i Ligës A ( Liga e Kombeve)
Portugali
Francë
Gjermani