TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli i Jurgen Klop nuk njeh hapa fals. Të kuqtë mposhtën në shtëpi Brajton me rezultatin 2-1 dhe shfrytëzuan në maksimum ndalesën e Mançester Sitit pak orë më parë ndaj Njukasëll dhe tashmë kryesojnë me 11 pikë ndaj “Qytetarëve”. Sa i përket ndeshjes, Liverpuli shënoi dy gola të shpejtë brenda gjashtë minutave në pjesën e parë. Golat ishin një fotokopje të njëra-tjetrës teksa mbrojtësi Van Dajk realizoi pas krosimeve të Aleksandër Arnold.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Liverpuli mendoi më shumë menaxhimin e rezultatit por në planet i prishi dalja me karton të kuq e portierit Alison Beker. Braziliani preku një top me dorë jashtë zone dhe arbitri nuk e fali duke e përjashtuar. Tre minuta më pas, miqtë shkurtuan diferencat, megjithatë nuk ia dolën të dhuronin asnjë surprizë. Kështu, të besuarit e Klop ecën në ritmin e duhur për të fituar pas shumë viteve titullin kampion.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, Çelsi u mposht në shtëpi nga Uest Ham. Trajneri Lampard u dorëzua përballë klubit ku nisi karrierën e futbollistët, teksa u mposht me rezultatin 0-1. Blutë e Londrës u ndëshkuan në pjesën e dytë nga Krosuell, teksa nuk arritën të reagonin. Kjo ishte disfata e dytë radhazi, teksa Çelsi mbetet në vendin e katërt.
Ndërkohë, Totenhemi i Murinjos ka marrë rezultatin e radhës pozitiv. Londinezët fituan me rezultatin 3-2 në shtëpi përballë Bornemuthit. Dele Ali ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar. Duket se Murinjo ka pasur ilaçin e duhur për fantazistin, i cili kishte dalë jashtë forme në këtë sezon. Ndërsa, në listën e golashënuesve ishte edhe mesfushori Sisoko. Në shifrat 3-0, miqtë u munduan të reagonin me dygolëshin e Uillson, por Totenhemi e mbrojti rezultatin dhe tashmë janë ngjitur në vendin e pestë.
Rezultatet:
Njukasëll- Mançester Siti 2-2
Bërnlej- Kristal Palas 0-2
Çelsi- Uest Hem 0-1
Liverpul- Brajton 2-1
Totenhem-Bornemuth 3-2