AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 18:03

“Lulzim unë jam gati”, Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk është koha për politikë dhe propagandë

“Lulzim unë jam gati”, Basha i përgjigjet ftesës

Nga Shkozeti, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e ftoi sot “të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete”.

“E gjithë energjia jonë tani është të jemi afër njerëzve e ti ndihmojmë sa të jetë e mundur, jemi gjendur pranë tyre, ky është prioriteti ynë tani sështë koha për politike njerëzit kanë nevojë për strehë për ushqim, për siguri se i kanë shpëtuar një fatkeqesie, qoftë me kaq. Tani s’është koha as për politike as për propagandë dhe kjo është ajo që duhet të bëjë cdo njeri tjetër. S’kemi sot kohë as për manovra politike as për propagandë”.