SPORT, 31 Gusht 2021, 23:52

Grizman rikthet te Atletiko Madrid, ja detajet e marrëveshjes dhe arsyet e largimit nga Barcelona

Grizman rikthet te Atletiko Madrid, ja detajet e marrëveshjes dhe arsyet e

Antuan Grizman kthehet te Atletiko e Madridit. Barcelona ka pranuar ofertën për ta huazuar sulmuesin francez te kampionët e Spanjës.

Francezi rikthehet tek ekipi ku i bë i famshëm teksa palët kanë rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit. Mes të tjerash zbulohet që Atletiko mund ta blejë sulmuesin për shumën e 40 milion eurove.

Transferimi sipas “Marca”-s, u bë për disa arsye: nevojat urgjente financiare të Barcelonës, dëshira e Diego Simeones për ta pasur përsëri në skuadër dhe pse jo, edhe dëshira e lojtarit për t’u kthyer në Atletiko.