SPORT, 31 Gusht 2021, 21:26

Real Madrid nuk dorëzohet, ofertë të "çmendur" 220 milionë euro për Mbappe, pritet vendimi i PSG

Real Madrid nuk dorëzohet, ofertë të "çmendur"

Real Madrid ka bërë një ofertë të çmendur prej 220 milionë euro për Kylian Mbappe, sipas Goal.com . Madrilenët janë të vendosur për të firmosur me francezin, por PSG nuk lëkundet.

Pritet përgjigjia e parizienëve pas kësaj oferte të majme nga Reali i Perez.

Ndërkohë, teksa kanë mbetur dhe disa orë nga përmbyllja e merkatos, bisedimet mes Real Madrid dhe PSG kanë ngrirë dhe peshorja e qëndrimit të Mbappe anon në Paris.