AKTUALITET, 24 July 2026, 10:10

RENEA ‘blindon’ zonën/ Ekzekutoi ish-vjehrrin në Roskovec dhe u arratis, 35-vjeçari dyshohet se fshihet në një fshat të Beratit

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur.

Dyshohet se ai fshihet në fshatin Cukalat të Beratit, ndërsa më herët pas krimit ai u arratis bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.