TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia po heton në gjendje të lirë 21 prej protestuesve të shoqëruar në komisariat pas protestës të së enjtes përpara parlamentit. Dy të tjerët janë arrestuar.
23 protestuesit u shoqëruan pas përplasjeve me policinë. Gjatë protestës u lënduan 6 punonjës policie, disa prej të cilëve ishin goditur edhe me sende të forta, si dhe 11 protestues.
Mes protestuesve, pati edhe një grup të dhunshëm me maska që nxiti përplasjet, madje disa prej tyre duke goditur edhe tubuesit. Në një moment, një prej tyre godet tjetrin me gur në kokë duke e gjakosur.