AKTUALITET, 21 Gusht 2020, 17:53

Mbërriti vetëm një muaj më parë në Itali, 23 vjeçari shqiptar kishte nëntë mijë euro në shtëpi. Arrestohet nga policia, pasi…

Mbërriti vetëm një muaj më parë në Itali, 23


Një i ri 23-vjeçar shqiptar me një rekord të pastër kishte mbërritur në Itali vetëm një muaj më parë.

Ai përfundoi në prangat e policisë në Foligno, pasi u kap duke shitur kokainë në zonën e spitalit.

I riu sipas mediave lokale vendase, kishte mbi 9,000 euro para të gatshme në shtëpi, që besohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Pas raporteve nga qytetarët, policia e vuri nën vëzhgim të riun dhe për disa orë shiti katër doza droge. Më pas ndaluan makinën e të riut dhe e identifikuan.

Gjatë kontrollit pasues në shtëpi, përveç tre pakove me drogë dhe materialit për paketimin e dozave individuale të kokainës, policia gjeti 9,050 €, nga të cilat 23-vjeçari nuk ishte në gjendje të justifikonte. Paratë u sekuestruan gjithashtu.