AKTUALITET, 21 Gusht 2020, 15:49

Deputeti i PS me koronavirus, merr oksigjen tek Infektivi


Një tjetër deputet socialist është prekur nga koronavirusi. Burime bëjnë me dije se deputeti i PS në Vlorë Edmond Leka ka rezultuar pozitiv disa ditë më parë.

Ditën e djeshme ai është shtruar në spitalin Infektiv ku po trajtohet me oksigjen.

Më herët në radhët e PS, e kanë kaluar koronavirusin kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe deputeti Elio Hysko.