TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35 vjeçar është arrestuar pasi në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e ārmëve të zjarrit autobusin e linjës “Itali-Vlorë”, ndërkohë që ishte me pasagjerë.
Ngjarja u regjistrua më 25.09.2018, në zonën e Skelës.
Personi i arrestuar është Ylli Murati, 35 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhje me ārmë" kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin 5 shtetasve, dy prej të cilëve ishin në kërkim, konkretisht si më poshtë:
Policia ka bërë prangosjen e shtetasit në kërkim Y.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me ārmë” kryer në bashkëpunim.
Ngjarje e ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e ārmëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.
—-
Policia ka bërë kapjen e shtetasit në kërkim E.B., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është larguar nga vendi i qëndrimit pasi ka qenë me masë sigure “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
—-
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh.A., 18 vjeç, M.T., 30 vjeç dhe A.T., 33 vjeç, me banim në Vlorë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të fshatit Peshkëpi, Vlorë, duke udhëtuar me dy automjete Fiat dhe Volkswagen ku pas kontrollit të ushtruar në të dy këto mjete, janë gjetur dhe sekuestruar në total 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si cānnabis sativa.