TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka ndërruar jetën në Kosovë si pasojë e gripit.
Sipas Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi është shfaqur në spitale me shenja gripi.
Megjithatë, mediat kosovare shkruajnë se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Që nga tetori i vitit 2019 dhe deri në dhjetor janë paraqitur në spital me shenja gripi 12 mijë e 331 qytetarë dhe 2 mijë e 40 raste me infeksion respirator akut.
Mjekët ju bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin masa për t’u mbrojtur nga gripi.