AKTUALITET, 11 Janar 2020, 09:34

VIDEO/ Momentet kur ra zjarri në spitalin e Durrësit. Pacientë dhe mjekë në panik, nxjerrin dyshekët jashtë

VIDEO/ Momentet kur ra zjarri në spitalin e Durrësit. Pacientë


Publikohen pamje nga spitali i Durrësit, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ra zjarr.

Në videon e mëposhtme shfaqen pacientë, mjekë, infermierë dhe familjarë të cilët dalin me shpejtësi nga spitali pasi pavionet u përfshinë nga flakët dhe u mbushën me tym.

Shumica e tyre kanë dalë nga godina nëpërmjet shkallëve të emergjencës. Me dyshekë, rroba dhe medikamente nëpër duar ata dalin me shpejtësi jashtë./Panorama