TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti Nedim Bajrami ishte fantazisti që Edy Reja aq shumë e dëshironte, një lojtar me shumë potencial dhe klas që pritet të rrisë cilësinë në Kombëtarë.
Pa frikë mund të themi që Shqipëria arriti të gjente lojtarin që i mungonte prej kohësh, një pozicion kyç që pritet të ndryshojë edhe një herë balancat brenda ekipet përfaqësues.
Bajrami po kalon një formë shumë të mirë tek Empoli dhe do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Reja për tre sfidat e shtatorit.
Me Bajramin në formacion, italiani e ka luksin edhe të ndryshojë modul, mund të aplikojë lehtësisht skemën 3-4-1-2 për ti dhënë ekipi më shumë agresivitet në fazën sulmuese.
Shqipëria ka luksin të ketë në dispozicion të paktën katër sulmues që po kalojnë një formë fantastike, Rey Manaj, Armando Brosja, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, Rejas nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të zgjedh.
Kuqezinjtë vijojnë të përgatiten në Varshavë për sfidën e parë, transfertën kundër Polonisë.
Me grupin janë bashkuar edhe dy lojtarët e fundit, Marash Kumbulla dhe Erenst Muçi.