TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka identifikuar dhe më pas arrestuar një grup grabitësish shqiptarë, të cilët merreshin me vjedhje vilash në Itali. Ata u arrestuan në zonën e Marcianise në Casterta të Napolit.
Shqiptarët akuzohen për vjedhje dhe për marrje të sendeve të vjedhura. Policët e Seksionit Operacional të Kompanisë së Marcianise ndaluan kriminelët brenda një makine të marrë me qira brenda së cilës gjetën 4 mijë euro para të gatshme, shkruajnë mediat italiane.
Karabinierët kanë kontrolluar edhe banesat e shqiptarëve, ku kanë gjetur sende të çmuara, ar dhe para. Pas hetimeve doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi në 28 tetor dhe 5 nëntor. Shqiptarët do të përgjigjen para gjyqit për akuzat.
