AKTUALITET, 5 Janar 2020, 17:36

E pazakontë/ Lopa “pushton” korsinë e shpejtësisë, dhjetëra makina shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti i mundshëm (Video)

E pazakontë/ Lopa “pushton” korsinë e


Aksi rrugor nga TEG  në drejtim të Saukut është bërë sot objekt i një ngjarje të pazakontë. Një lopë e banorëve të zonës së Mjull Bathores “pushtoi” për disa minuta korsinë e shpejtësisë.

Dhjetëra makina kanë shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i mundshëm, duke u detyruar të frenonin plotësisht për të evituar përplasjen.

Të shqetësuar nga frika e ndonjë aksidenti, qytetarët kanë njoftuar policinë. Pak minuta më vonë, një patrullë policie e mbërritur në zonë ka bërë të mundur largimin e lopës nga rruga.

Përtej ngjarjes së sotme, drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin  për praninë e herë pas hershme të kafshëve  në mes të rrugës, të cilat janë një burim potencial i aksidenteve në këtë segment./Tvklan

https://www.youtube.com/watch?v=k0-4DpCRYPc&feature=emb_err_watch_on_yt