TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elis Bakaj ka bërë “nxemjen” në mënyrën e tij për ndeshjen e kësaj jave në Ligën e Europës ndaj Torinos. Shakhtor Soligorsk, pasi u mund thellë 5-0 në Itali ka këtë javë ndeshjen e kthimit ku do të tentojë që të paktën të bëjë një figurë të mirë para tifozerisë së vet.
Bakaj, i cili mori vlerësime edhe në ndeshjen e parë, sot ishte në fushë për duelin e kampionatit që pa Shakhtor të fitonte me shifrat e thella 6-0 ndaj Neman, për të marrë suksesin e tretë radhazi në kampionat. Ishte pikërisht Bakaj ai që hapi serinë golave me një penallti në minutën e 7 të takimit në atë që ishte goli i tij i 7 deri tani në kampionat.
Në minutën e 45-të, ai ishte autori i asistit për golin e katërt të shënuar nga skuadra e tij, që dominoi lehtësisht ndeshjen. Pas këtyre 45 minutave të para, trajneri vendosi që të kthente Bakajn në dhomat e e zhveshjeve, duke e lënë në fushë vetëm për një pjesë loje si stërvitje për takimin e të enjtes.