TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I menjëhershëm, ka qenë reagimi i banorëve të zonës së Patosit, pas zjarrit që përfshiu sot sipërfaqen e tyre me ullishte.
Sipas banorëve, shkak për argavimin e situatës dhe përhapjen e flakëve, ka qenë mungesa e rrugës, që i ka pamundësuar ardhjen në kohë të zjarrfikëses.
“U dogjën të gjitha, nuk ka rrugë. Erdhi zjarrëfiksja mbas katër orësh, nuk ka rrugë ku të kalojnë. Taksat paguhen dhe rrugë nuk ka. Dhe janë 2-3 vjet, këtë punë kemi. Në dëm ekonomik, llogaritë një rrënjë ulli sa punë do gjatë vitit. Ne këmi 120 rrënjë ullinj, vëllezërit e mi kanë nga 300, 400 rrënjë. Llogaritë dhe të tjerët që kanë nga 1000 rrënjë. është turp, është gjynah, punojmë tërë vitin dhe kur vjen puna nuk marrim as atë që harxhojmë.”, u shpreh banori i zonës.