TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, duke komentuar figurën e përlyer të Valdrin Pjetrit i cili tashmë është dekonspiruar në dënimin që ka marrë në Itali, shkruan se, ‘refuzimi i një pretendenti të tillë, me një të shkuar të errët në Itali, të cilën fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikojë, por struket pas fuqisë së pushtetit, që mbron të ngjashmit e tij, është një detyrim qytetar i çdo shkodrani, i majtë apo i djathtë’
Dinjitetin nuk ta jep pushteti
‘Figura e kujt pretendon te jete qytetari i pare i Shkodres eshte padyshim interes i cdo qytetari shkodran, i majte apo i djathte. Refuzimi i nje pretendenti te tille, me nje te shkuar te erret ne Itali, te cilen fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikoje, por struket pas fuqise se pushtetit, qe mbron te ngjashmit e tij, eshte nje detyrim qytetar i cdo shkodrani, i majte apo i djathte. Papergjegjshmeria qe e detyron te shmange transparencen, duke perdorur klishe te lodhura, vecse fut ne siklet ate 5% qe e votoi ne 30 qershor.
Pervec te shkuares se erret, duket se ka edhe nje tjeter problem: si ish prefekt, nuk flet dot ne ajer per abuzime te bashkise, pasi vendimet (abuzive apo jo) sipas ligjit shumica konfirmohen nga prefekti, si gjithmone, perfaqesues i partise ne pushtet! As si perfaqesues i nje mazhorance e nje kryeministri qe nuk ka lene vegel te ketij pushteti pa perdorur kunder Shkodres dhe bashkise se saj. Nje figure me te kaluar te erret eshte padyshim e keqja e Shkodres, dhe abuzimi me fuqine e pushtetit vecse diskretiton edhe me thelle ate vete dhe PS qe vazhdon te kandidoje individe me probleme! Pretendenti ne Shkoder thjesht po tregon devotshmeri, si pjese e te njejtit karvan te erret, qe koha e ka treguar se nuk shkon dot larg! #ShkodraDoNjerezDinjitozeJoSejmeneTeKapur’