LIFESTYLE, 18 Maj 2020, 16:06

‘Godet’ Rozana Radi: Tirana nuk është më një qytet por...

‘Godet’ Rozana Radi: Tirana nuk është më një

Aktorja, moderatorja, këngëtarja Rozana Radi ka qënë një ndër artistët që i’u bashku kauzës për mos prishjen e Teatrit Kombëtar. Ajo shpesh herë ka treguar dhe arsyet pse kjo godinë nuk duhet të prishet. 'Kam ardhur të mbroj muret dhe historinë e Teatrit, është historia jonë, na përfaqëson. Dhe të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Këtu në Teatër kam shpirtin e babait tim, shpirtin e të gjithë artistëve që të paktën të mos u tundim themelet ku janë në një botë tjetër' është shprehur Radi disa ditë më parë. Por edhe pse tashmë gjithçka ka marrë fund teatri u prish aktorja nuk ndalon së publikuari statuse. Dhe së fundmi ajo ka shkruar se Tirana nuk është më qytet pas prishjes së teatrit por vetëm një ‘Fjetore e madhe’ madje nuk vjen më as treni. 'Hej miq. Tirana nuk është më një qytet por vetëm një ‘Fjetore e madhe’,Teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar, madje këtu nuk vjen as Treni’ ka shkruar në postim Radi.  
 
View this post on Instagram
 

KUJDES ❗️ Kujdes fjalorin kur komentoni dhe mos e humbni qytetarine.

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi) on