LIFESTYLE, 14 Maj 2020, 19:04

“Jam poligam, nuk mbaj dot vetëm një lidhje”, gazetari i njohur flet rreth jetës personale: Dëshiroj të qëndrojë vetëm, të jem i lirë

“Jam poligam, nuk mbaj dot vetëm një lidhje”, gazetari i


Gazetari i njohur Bledi Strakosha  mbrëmjen e ndjeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun i cili ndër të tjera ka folur edhe rreth jetës personale.

I pyetur nga gazetarja se si i ka marrëdhëniet me femrat ai është shprehur se është poligam dhe se nuk qëndron gjatë në një lidhje, ose mund të ketë disa në të njëjtën kohë. Ai ka shtuar se emocionalisht mundet por fizikisht e ka të pamundur.

Gjithashtu gazetari është shprehur se është në një lidhje por megjithaë nuk ka plane të mëdha, pasi është shprehur se i  që të jetë vetëm dhe i lirë. Sipas tij martesa  është vetëm një lidhje, pasi ai vetë edhe nëse do të martohej do të tradhëtonte por ama vetëm fizikisht.

“Unë jam natyre poligam, domethënë nuk rri dot për një kohë të gjatë në një lidhje. Ose rri në një lidhje, por që të kem edhe lidhje të tjera. Dhe këtë e kam si një lloj marrëveshje, një gjë shumë të hapur, nuk është një gjë që e bëj fshehurazi. Por emocionalisht kam një lloj qëndrueshmërie, por fizikisht pastaj e kam të vështirë të jem natyrë besnike. Këto janë gjëra që rrëfehen në momentin e duhur. Nëse krijoj një lidhje në person, nuk e vazhdoj dot e kam të pamundur. Ndaj kam vendosur të jetoj edhe vetëm. Dua lirinë time, është e rëndësishme të kesh dikë për të kaluar jetën dhe tani po e mendoj të kem një lidhje të fortë, të qëndrueshme, jam në një lidhje por s’kam pas plane të mëdha. Gjërave u duhen dhënë kohë. Nuk besoj tek martesa, por te bashkëjetesa. Martesa në vetvete më duket si ceremoni për të tjerët dhe jo për veten tënde. Fizikisht nuk qëndroj dot gjatë në një lidhje. Nuk është pakt me personin që ke në krahë dhe firmoset. Unë tradhtinë e diskutoj dhe nuk e shoh si fundin e botës. Bie shumë vështirë në dashuri. Kur tradhtia është vetëm fizikie ndodh edhe për shkak të rrethanave”– është shprehur ai.