LIFESTYLE, 15 Maj 2020, 18:44

Duke u puthur, të shtrirë buzë detit/ Olta Gixhari shtatzënë! Poston FOTON e parë me partnerin ‘misterioz’

Aktorja shqiptare Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë. E karantinuar në Spanjë bukuroshja shqiptare duket se po shijon ditët më të lumtura të jetës së saj së bashku me partnerin- identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Ka qënë vetë Olta, ajo që ka publikuar lajmin se është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë duke publikuar edhe një foto me partnerin duke konfirmuar kështu zërat e shtatzanisë.

Të shtrirë buzë detit e duke shkëmbyer puthje me njërit tjetrit, Olta shkruan: “Mami dhe babi” duke i vënë pikat mbi i fjalëve që qarkullojnë.

Duket se ky nuk është i vetmi lajm i bukur që na vjen nga çifti pasi siç duket ata të dy mund të jenë duke planifikuar dasmën e tyre. Aktorja postoi një foto në Instastory në të cilën uron mikeshën e saj për ditëlindje duke shkruar: ”Dasma të tjera na presin!”

Karantina e ka gjetur Oltën në Spanjë, së bashku me partnerin apo siç mund ta themi tani babain e fëmijës së saj. Ndërkohë mësohet se Olta i ka kaluar javët e para të shtatzanisë mirëpo gjinia e fëmijës ende nuk është bërë e ditur.